Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një mbledhje me Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë, ku mësohet se ka filluar që prej orës 08:30.
Burime bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve janë zgjedhjet lokale, analizë për sondazhet e deritanishme dhe forma organizative e fushatës në terrenë deri më 14 maj. Mësohet se në këto gati 2 javë të mbetura, PS do të përshpejtojë ritmin e fushatës dhe të ketë tubime më të mëdha se ato që jemi mësuar deri tani, ku fokusi është vendosur te mbjellja e pemëve.
Në përfundim, kryeministri Edi Rama do të ketë edhe një komunikim me mediat.
PS ka bërë të qartë se synim një fitore të rëndësishme dhe një numër të konsiderueshëm bashkish në këto zgjedhje. Kjo duke marrë parasysh dhe situatën përballë që ka me kundërshtarët politikë, ku PD është e ndarë, mes grupit të Alibeajt dhe atij të Berishës.