Rama letër falenderimi Blinken për vizitën në Tiranë, kërkon mbajtjen e Samitit të NATO-s në Shqipëri

26 February 2024, 17:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama letër falenderimi Blinken për vizitën në Tiranë,
Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një letër falënderimi Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për vizitën në 15 shkurt në Tiranë, që sipas kreut të qeverisë shqiptare përçon mesazhin e forcës së aleancës Shqipëri-SHBA drejt qëllimeve të përbashkëta.

Rama i shkruan Blinken se qeveria e tij mbetet e përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit në Shqipëri si dhe për luftën ndaj korrupsionit.

Rama gjithashtu shpreh dëshirën që Shqipëria të bëhet vendi pritës i Samitit të NATO-s në 2027-ën, duke u bërë kështu i pari vend i Ballkanit Perëndimor që mbledh krerët e Aleancës së Atlantikut Verior.


Video