Rama: Kemi mbledhur firmat në Këshillin e Europës për një rezolutë të re kundër raportit të Dick Martyt

3 April 2023, 15:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Kemi mbledhur firmat në Këshillin e Europës për
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama bën me dije se ka mbledhur firmat në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocion për për të ndryshuar rezolutën 1782 të vitit 2011 e cila u miratua pas raportit të senatorit Dick Marty, e cila ka të bëjë me krimet që pretendohet t’i kenë kryer pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ky lajm vjen në një ditë kur në Hagë po zhvillohet gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së të akuzuar për krime lufte.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS për trafikun e organeve njerëzore.

Më tej, Rama shton se rruga e Drejtësisë për Kosovën do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por drejtësia do të triumfojë në fund fare.

Postimi i plotë:

I MBLODHËM MË NË FUND FIRMAT NË ASAMBLENË E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MOCIONIN PËR NJË REZOLUTË TË RE MBI REZOLUTËN E VITIT 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS për trafikun e organeve njerëzore

Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare


Video