Rama humor me ish-ministren e vet: Bora është një meme e gatshme

8 May 2026, 20:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama humor me ish-ministren e vet: Bora është një meme e gatshme

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë pasditen e kësaj të premteje në shpalljen e fituesve të programit të startup-eve për të rinjtë në qytetin e Elbasanit.

Rama ka vlerësuar kontributin e ish-ministres socialiste Bora Muzhaqi, njëkohësisht deputete e PS-së, për të cilën tha se për shumë persona është një “meme e famshme”, ndërsa për të është një kontribuuese e madhe.

Më tej, kryeministri u tha të rinjve që të shfrytëzojnë eksperiencën e ish-ministres për këto programe.

"Këtu në Elbasan kemi 27 shkolla ku nxënësit mësojnë bazat e para të kodimit. Këtu në Elbasan kemi një personazh që nuk i merr meritat e duhura, që është Bora Muzhaqi, e cila për shumëkënd është një meme e famshme, por për mua dhe për rrugën e këtij programi, është një protagoniste pa të cilën ne nuk do të kishim bërë shumëçka që bëmë në hapat e parë.

Dhe për këtë arsye dua të nxjerr këtu shembullin dhe kontributin e Borës dhe, njëkohësisht, ta nxis Borën që të përdorë eksperiencën e saj për të mësuar sa më shumë të rinj që të bëjnë aplikimet e duhura", tha ai.


Video