Rama e thotë hapur: Marrëveshja e emigrantëve bëhet për dekurajim, janë vetëm 3 mijë

14 November 2023, 21:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama e thotë hapur: Marrëveshja e emigrantëve bëhet për
Kryeministri Edi Rama në Repolitix

Kryeministri Edi Rama thotë se numri i emigrantëve që do të strehohen në vendin tonë është 3 mijë dhe nuk do të rritet më shumë se kaq, në asnjë rrethanë.

Rama tha se “është e qartë pse Italia po e kërkon këtë marrëveshje”, sipas tij, për të dekurajuar eigrantët e tjerë që tentojnë të nisen drejt Europës.

“Më vjen për të vjellë kur ndesh me disa që flasin për të zinj dhe flasin për shkatërrim të racës, dhe për lloj lloj broçkullash që janë të neveritshme. Ne fare mirë mund të ishim përballë një dyndjeje si Maqedonia, Serbia, Sllovenia. Ne nuk patëm asnjë impakt nga kjo, pasi nuk jemi në atë rrugën ballkanike ku përdorej për të çuar me trena, jo 3 mijë por 5-6 mijë në ditë.

Numri është 3 mjë, do zhvendosen 3 mijë, vijnë 3 mijë të tjerë. Marrëveshja ka edhe një klauzolë për vënien nën ngarkim të palës italiane nga pala shqiptare për çdo lloj problematike që mund të lindë nga kjo marrëveshje.

Janë 3000 nuk akumulohen, 3 mijë janë. Nuk ka vende të tjera. Nuk do të vijnë të tjerë. Është shumë e qartë për çfarë e bën Italia këtë, edhe vendet e tjera. Anglia donte t’i çonte në Ruanda. E bëjnë për dekurajim. Do t’ja arrijnë nuk e di, por nuk është çështja jonë kjo”, tha Rama në emisionin “Repolitix”.


Video