Qytetari ‘i tërheq veshin’ Berishës: Martove djalin, po një kuti llokume nuk e prure

8 October 2022, 12:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qytetari ‘i tërheq veshin’ Berishës: Martove djalin, po
Sali Berisha

Një qytetar në takimin në Libohovë i ka bërë një “kritikë” ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tha se ndonëse ish-kryeministri ka martuar djalin, Shkëlzenin, nuk u kishte sjellë në takim asnjë llokum.

“Martove djalin, po një kuti llokume nuk e prure”, i tha ai. Nga Libohova, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për protesta, e kësaj here i është drejtuar të rinjve që të qëndrojnë në “ballë” të tyre.

Ai ka vijuar akuzat në drejtim të qeverisë, lidhur me keqmenaxhimin e krizës ekonomike që ka prekyur vendet, duke u ndalur specifikisht te energjia elektrike. Ai thotë se Shqipëria ka kapacitet për të prodhuar energji elektrike më shumë nga sa konsumon, por Berisha thotë se një gjë e tillë nuk ndodh.


Video