Pse ishte Alex Soros në Samitet e Tiranës!

1 March 2024, 11:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pse ishte Alex Soros në Samitet e Tiranës!
Alex Soros/ Taulant Balla/ Edi Rama

Odeta Barbullushi, këshilltare e kryeministrit, Edi Rama, foli për prezencën e Alex Soros në Samitin e Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajtën në Tiranë.

Këshilltarja e kryeministrit, Edi Rama, tha se Alex Soros, ishte si vëzhgues në dy samitet.

“Ka qenë në nivelin e vëzhguesit, ai nuk foli dhe nuk ishte pjesëmarrës në tavolinë. E para, pjesë e ekipit do të thotë të jetë pjesë e delegacionit dhe nuk ishte pjesë e delegacionit.

Ka organizata rajonale që ndihmojnë për integrimin Europian, organizata ndërqeveritare. Ka qenë në të njëjtën takim në Shkup si vëzhgues. Pa hyrë në detaje, sepse kjo është të flasësh për pjesëmarrjen e një organizate.

Këta kanë qenë pjesë e implementimit të proceseve, demokratizuese, të paqes, etj.

Po ta krahasojmë, kontributi që ka dhënë është në që fillim të viteve 90’ dhe është domethënës. Të gjithë vendet pjesëmarrëse aty, ndërveprojnë me të njëlloj si ne dhe nuk e kanë problem që është pjesë si vëzhgues. Ai është pjesëmarrës në konferenca shumë prestigjioze, prandaj nuk e di pse në kontekstin tonë është kjo lloj ndjeshmërie”, u shpreh Odeta Barbullushi.

Soros është parë i pranishëm në Samit, i ulur pas kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Kujtojmë se miliarderi dhe filantropi, George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros.

Pronat e biznesit të Soros përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende anembanë botës.


Video