Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mazhoranca rrëzoi këtë të enjte kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. 78 deputetë votuan kundër kërkesës së Partisë Demokratike, ndërsa vetëm 3 deputetë votuan pro.
Po ashtu me votat e mazhorancës u miratuan disa prej projektligjeve që ishin në rendin e ditës. Votimi u krye gjatë tensioneve teksa deputetët e opozitës kishin bllokuar foltoren.
Po ashtu, i pranishëm gjatë momentit të votimit të deputetëve ishte edhe kryeministri Edi Rama. Prania e tij shkaktoi tensione në Kuvend teksa deputetët e PD kërkuan që të zhvillohet interpelanca ndaj tij për çështjen McGonigal./