Felaj ndëshkon Spahon, gjobë dhe përjashtim nga seanca për "bilbil-fryrësin" e PD

16 February 2023, 14:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Felaj ndëshkon Spahon, gjobë dhe përjashtim nga seanca për
Edmond Spaho

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare deputetin e PD-së Edmond Spaho dhe e ka gjobitur duke i hequr vlerën e rrogës për dy ditë.

Vendimi erdhi pas një parlajmërimi të mëparshëm ku i hoqi të drejtën e fjalës, për shkak të zhurmës së shkaktuar duke i fryrë bilbilit dhe bllokoi foltoren e Kuvendit me disa kolegë të tij.

Po ashtu, nënkryeparlamentarja Ermonela Felaj i ka tërhequr vëmendjen edhe deputetes Elda Hoti. 

Kujtojmë se për seancën e sotme parlamentare janë të përjashtuar edhe 12 deputetë të tjerë të PD.


Video