Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Ashtu siç pritej, paralelisht me sesancën plenare, jashtë Kuvendit po zhvillohet protesta e opozitës para Kuvendit.
Demokratët me thirrjet “Rama ik”, “Rama në burg” dhe “Demokraci” qëndrojnë para Kuvendit, teksa me ta janë bashkuar edhe deputetët e përjashtuar nga parlamenti.
Ajo që vihet re është se në protestën e sotme mungonjnë pankartat, teksa ka një foni qendrore ku fillimisht po flasin deputetët e përjashtuar.
Deri në këto momente, lideri demokrat Sali Berisha nuk i është bashkuar ende protestës, teksa ndodhet në selinë blu. Dje Kryesia e PD mori vendimin që të zhvillohet protestë çdo të enjte rreth Kuvendit dhe më 3 Mars do të ketë protestë kombëtare para Kryeministrisë.