Zbulohet strategjia e deputetëve të përjashtuar për t'u futur sot në Kuvend, por sërish nuk lejohen, përplasje me Gardën

16 February 2023, 10:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet strategjia e deputetëve të përjashtuar për t'u
Deputetët dhe Garda

Kreu i PD-së Sali Berisha dhe tre deputetët e tjerë, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka kanë ankimuar vendimin e Sekretariatit të Etikes, i cili i përjashtuar ata nga seancat plenare me kërkesë të mazhorancës.

Shkresa e ankimimit i është dërguar Byrosë së Kuvendit, ku vendimin e konsiderojnë si antikushtetues dhe akt të rëndë ndaj parlamentarizmit.

Deputetët e PD-së, pretendojnë se në bazë të rregullores, ata lejohen të futen në Kuvend deri sa të mblidhet konferenca për të shqyrtuar kërkesën. Por, pavarësisht kësaj, sërish ata nuk janë lejuar të futen në Kuvend, duke i ndaluar Garda tek dera kryesore. Kjo ka sjellë edhe përplasje mes deputetëve dhe Gardës.

Për seancës e sotme plenare janë të përjashtuar 12 deputetë të PD për thyerje të etikës, sipas mazhorancës.



Video