"Ndezi" seancën e shkuar me videot erotike të McGonigal, Berisha tërhiqet: S'janë të rëndësishme!

16 February 2023, 13:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ndezi" seancën e shkuar me videot erotike të McGonigal,
Sali Berisha duke folur për mediat

Në një deklaratë për mediat pas protestës së organizuar nga opozita ndërkohë që në Kuvend zhvillohej seanca parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shmangu përgjigjen kur u pyet nëse do i publikonte videot erotike të McGonigal.

“Ai aspekt është aspekti më i parëndësishëm,” – u shpreh ai duke anashkaluar pyetjen.

Pikërisht sepse foli për këto video erotike, Berisha u përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë.

Berisha tha seancën e shkuar se disponon video erotike të McGonigal me ministra të kabinetit dhe shtoi se do t'i dorëzojë në organet kompetente hetimore.

 


Video