"Theve rekord guines", Braçe tallet me Spahon: Po si s'të doli një koleg të thotë ‘Po lëre o Mondi se i bie unë’

16 February 2023, 14:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Theve rekord guines", Braçe tallet me Spahon: Po si
Erion Braçe dhe Edmond Spaho

Deputeti socialist Erion Braça ka ironizuar kolegun demokrat Edmond Spaho, i cili i ka rënë bilbilit gjatë gjithë seancës plenare dhe sipas Braçes me këtë gjë ka thyer rekord Guines.

Braçe i qau hallin Spahos duke i kujtuar se asnjë nga kolegët nu ki doli që t’i thoshte: ‘O Mondi po lëre se i bie unë një herë.

“Si mos të flas, kam shumë që po pres për të folur. Sinqerisht dua t’i shpreh solidaritetin tim zotit Spaho. Ka 4 orë e 16 minuta që u torturua. I fryen bilbilit sa edhe një fyell rënës nuk do të kishte fuqi ti binte. Është rekord guinness dhe do të ngelet emri me germa të arta në mes të Kuvendit. me fuqinë që ka do vazhdoj ti bjer bilbilit edhe më shumë, Por si ka mundësi që nuk e zëvendësoj asnjë prej ush. Po ben robi një sakrificë për kolegun që ka në krah. Po e merr i thotë O Mondi po lërë se i bie unë bilbilit për ti. Po të dalë dikush, Ore i bie unë fyellit për ty. Po ça jeni mo? Mirë që Berishën e latë atje përjashta, por se futet këtu brenda që të…Mirë që Shehun e latë jashtë, po ça bëni këtu. Këtë po u them o Mondi. Po të çmoj mor..unë se bëja dot. Shumë mirë mo….Shumë mirë mo. Shumë mirë që po e bëni.”, tha Braçe.


Video