PS propozon sot emrat për presidentin e ri, nesër negociatat me opozitën

19 April 2022, 08:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS propozon sot emrat për presidentin e ri, nesër negociatat me
Selia e PS

Shumë shpejt socialistët do të kenë emrat për presidentin/en e ri të vendit!

Sot, Partia Socialiste dot të mbledhë Grupin Parlamentar ku do të bëhet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët socialist për presidentin/en e re.

Partia Socialiste e cila ka edhe mazhorancën e parlamentit ka ngritur edhe grupin e punës që do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera e parlamentare në Kuvend, për të përzgjedhur një emër konsensual, ku të mërkurën pritet të takohet me opozitën.

PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.


Video