PS i heq opozitës drejtimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, në krye vendos ish ministrin socialist

20 September 2025, 15:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS i heq opozitës drejtimin e Këshillit Kombëtar të
Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian nuk do të drejtohet më nga opozita, ku në legjislaturën e kaluar në krye ishte Jorida Tabaku.

Tashmë Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian do ta drejtojë ish-ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Drejtimi i këtij këshilli bëhet nga kryetari i komisionit parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, që në këtë legjislaturë i është besuar Hasanit.

Ndërkohë që nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian i takon opozitës, me konfigurimin e ri.

PS i heq opozitës drejtimin e Këshillit Kombëtar të
Konfigurimi i ri i Këshillit Kombëtar të Integrimit

Video