Protesta e opozitës, Policia njoftohet për 2 orë tubim. Rama do "e ndjekë" nga Parisi

11 November 2022, 12:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta e opozitës, Policia njoftohet për 2 orë tubim. Rama do

Të shtunën e 12 nëntorit, opozita ka thirrur qytetarët anembanë Shqipërisë që të mblidhen në një protestë kombëtare në kryeqytet, ku do të kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama.

Pak orë para protestës, ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar konferencë me gazetarët në selinë blu.

Policia e Shtetit është njoftuar për një protestë që do të zgjasë 2 orë, por kjo mbetet për t’u parë, pasi parashikohet që të zgjasë më shumë.

Megjithatë Partia Demokratike duket se ka zgjedhur që të mos japë shumë detaje lidhur me organizmin konkret.

Mësohet se të shtunën, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë. Sot dhe nesër, (12 nëntor) kreu i qeverisë do të jetë në Paris, ku do të mbahet Samiti i Paqes.


Video