Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për Dwamenën, njëkohësisht vlerëson edhe rritjen e cilësisë së futbollit në vend

11 November 2023, 18:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për Dwamenën,
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shpreh ngushëllimet për familjen, klubin dhe tifozët rrogozhinas për vdekjen e futbollistit 28 vjeçar nga Gana.

“Mësova me dhimbje lajmin për humbjen tragjike të kapitenit të klubit “Egnatia”, Raphael Dwamena. Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas”, shprehet Begaj.

Presidenti Begaj, gjithashtu thotë se gjen rastin të vlerësojë klubet shqiptare për rritjen e cilësisë së futbollit në Shqipëri.

“Gjithashtu gjej rastin të vlerësoj kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë”, përfundon Begaj.


Video