Presidenti Begaj nis sot konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025

20 November 2024, 07:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti Begaj nis sot konsultimet me partitë politike për
Presidenti Bajram Begaj 

Presidenti Bajram Begaj nis sot konsultimet me partitë politike, në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në 2025.

Presidenti Begaj do presë sot në takim Fatmir Mediun kreun e PR, Vangjel Dulen e PBDNJ, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Dashamir Shehin e LZHK. Takimet do të nisin në 10:00, ndërsa në 12:30 është parashikuar konsultimi edhe me PLL.

Konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD, Presidenti do t'i zhvillojë më 25 nëntor. Ndërsa, nesër pret në zyrë përfaqësues nga Partia e Lirisë.


Video