Premtimi i Bashës: Statusi i ish-të përndjekurit, i barabartë me atë të ish-ushtarakut

1 June 2024, 12:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Premtimi i Bashës: Statusi i ish-të përndjekurit, i
Basha prezanton programin elektoral

Në programin e Partisë Demokratike një vëmendje të veçantë ka edhe statusi i të përndjekurve politikë.

Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha tha se do të angazhohet personalisht që statusi i ish-të përndjekurve të jetë i barabartë me atë të ish-ushtarakut.

Gjatë fjalës së tij, Basha pranoi se ish-të përndjekurit janë përdorur dhe tradhtuar vazhdimisht në këto 34 vite nga PD-ja.

“Kam një mesazh të veçantë për të përndjekurit politikë. Maji ishte muaji i kujtesës historike, por ata nuk janë thjeshtë një datë në kalendar. Ata janë guri dhe emblema e qëndresës, edhe pse PD i ka përdorur dhe e tradhtuar vazhdimisht në këto 34 vite. Kjo merr fund. Sot pjesë e këtij programi është marrja përsipër e detyrimeve dhe shpërblimeve materiale për të përndjekurit. Më shumë se kaq PD dhe unë personalisht zotohem se akti i parë i qeverisë sonë do të statusi i ish-të përndjekurit, i barabartë me vlerë monetare me atë të ish-ushtarakut”, tha Basha.

 


Video