Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sekretari i Punëve të Jashtme të Kenias, Korir Sing’oei postoi një foto nga takimi i tij me kryeministrin Edi Rama, por ka bërë një ngatërresë.
Ndonëse takoi Ramën dhe realizoi edhe një bisedë me të, ai kujton se është takuar me Bajram Begajn, presidentin shqiptar.
Krah fotos me Ramën, Sing’oei shkruante se ishte i privilegjuar ishte që takonte presidentin shqiptar, Bajram Begaj.
Pasi e kanë sqaruar se bëhet fjalë për Ramën dhe jo për Begajn, ai ka bërë një postim të shkurtër ku shkruan “faleminderit që më edukuat”.
