Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën për përjashtimin e Ballës nga Kuvendi!

15 December 2025, 10:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën për
Taulant Balla

Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e PD e cila kërkonte përjashtimin nga parlamenti 30 ditë të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

"Flisni për lepuj, por për folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin e pritë e sjell zagari", ishte kjo frazë e Ballës që është bërë shkak për kërkesën e PD-së, të firmosur nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.

Kujtojmë që Partia Demokratike, tre ditë më parë dorëzoi kërkesën për përjashtimin me 30 ditë të Taulant Ballës, me pretendimin se ka përdorur gjuhë joparlamentare ndaj opozitës.

 


Video