Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike ku do të votohen listat e kandidatëve për deputet, tregoi sipas tij, prapaskenat për përgatitjen e listave në kampin rival, atë të Partisë Socialiste.
Sipas Berishës, socialistët janë zëvendësuar në lista me personazhe të botës së krimit dhe persona të tjerë pa kontribute politike.
“Mund t’u sjell edhe shembuj të tjerë plot se si famëzi Ceno Klosi përjashtoi socialistin asnjëherë të mençur, Petro Koçi”, tha ndër të tjera Berisha.
Pas deklaratës së Berishës, ka reaguar ashpër deputeti socialist Petro Koçi, që hedh akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit.
“Nëse Ceno Klosi do rezultojë i inkriminuar sërish do mbetet një cironke përballë një peshkaqeni si ti në fushën e krimit”, thekson Koçi.
Reagimi i plotë i Petro Koçit.
I dashur Mallkim i vendit tim, Sali Berisha,
Meqe deklarata ime e fundit lidhur me procesin e percaktimit te kandidaturave ne PS te paska djegur ty me shume se cdokend tjeter kishe pasur "mencurine" pa pike kuptimi te permendje emrin tim ne nje kumtim te trullosur gjyqesor ndaj partise time.
Ta kam thene dhe here tjeter se ndryshe nga ti une kam vendosur te vdes si qytetar i mire dhe jo si ti, politikan i pasur.
Nuk eshte faji i diagnozes politike qe te kam percaktuar ne rastin e epshit te pakontrolluar te femijeve dhe dhenderrit tend per pasurim miliona eurosh gjate karrieres tende kryeministrore. Jam perballur me ty, krimet e tua dhe kandidatet e tu dhe i kam mundur as me grushta, as me shkelma, as me hunj, as me kamzhik, as me burgosje, as me berbere, as me tregeti, por me vota te pastra ne Fier dhe ne Kombinat.
Per kutin tend kriminal nese nje politikan nuk eshte pak bandit, pak zjarrvenes, pak votevjedhes, pak grabites, pak hajdut atehere ai katandiset te emertohet naiv i pamencur.
Je fatkeqesia e vendit tim sepse cdo e keqe tjeter ne kete vend eshte nje e keqe me e vogel se ajo e jotja. Prandaj progresi yne ka ngecur shpesh nga litari yt ne kembet e Shqiperise tone.
Nese Ceno Klosi do rezultoje i inkriminuar serish do mbetet nje cironke perballe nje peshkaqeni si ti ne fushen e krimit.
Ti je turpi i komunisteve qe u ktheve ne nderin e pëdëistëve.
Je Mallkimi i vendit tim!
Harram!