Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Partia Demokratike ka kërkuar nga komisionari shtetëror zgjedhor, Ilirjan Celibashi, vënien në dispozicion të të gjithë dokumentacionit nga operatori postar që vërteton se zarfet me votat për diasporën janë dorëzuar te secili zgjedhës i regjistruar për të votuar në Greqi.
Partia Demokratike edhe më herët ka shprehur shqetësimin për problematikat në shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit, në shumë prej shteteve, por Greqia ka qenë një prej vendeve ku janë raportuar më së tepërmi probleme.
Opozita pretendon se në shumë raste, zarfet dorëzohen jo në adresën e caktuar dhe nuk i jepen në dorë personit përkatës.