PD çel sot fushatën, i pranishëm edhe LaCivita (detaje nga organizimi)

11 April 2025, 07:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD çel sot fushatën, i pranishëm edhe LaCivita (detaje nga
Sali Berisha dhe Chris LaCivita

Partia Demokratike nis sot në orën 19:00 në sheshin Nënë Tereza zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Kreu i PD Sali Berisha, do të jetë një nga folësit politikë, ndërsa tjetri që pritet të ketë një komunikim do të jetë edhe strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita. 

Ndërkohë që në podium pritet të ngjiten edhe qytetarët të cilët do të rrëfejnë historitë e tyre, qytetarë të cilët vijnë nga shtesa të ndryshme.

Më 12 prill do të prezantohet programi ku kandidatët sipas një udhëzimi do të takojnë qytetarët për t’ua bërë të ditur programin.

 


Video