Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Rama takim me kryetarët e bashkive në Golem

17 January 2026, 08:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Rama takim me
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem.

Në fokus të takimit i cili pritet të mbahet rreth orës 11:30 do të jenë problematikat me të cilat përballen bashkitë, por edhe sfidat që duhen çuar para.

Kjo mbledhje e Ramës me të parët e bashkive vjen një ditë pas takimit me grupin e PS, ku kreu i qeverisë paralajmëroi ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati.

Një fokus në takim pritet ta marrë edhe paketa e maleve që ka lançuar Partia Socialiste. Në një takim të zhvilluar në tetor me kryebashkiakët Rama adresoi kritika shumicës se bashkive se nuk i janë përgjigjur paketës së maleve, duke mos identifikuar zonat prioritare per zhvillim.


Video