KAS me shumicë votash rrezoi kërkesën e opozitës për të hapur kutitë e Himarës. Por me votat e dy anëtareve te KAS ( Braho dhe Cefa) u vendos të hapen pa debat kutitë e materialeve sipas kërkesës se ankuesit.
"Duke qenë se 2 anëtar te KAS shfrytëzuan të drejtën që buron nga neni 21 fraksion 2 si dhe praktika e konsoliduar ne rastet e mëparshme, vendoset pa debat të hapen kutitë e materialeve sipas kërkesës së ankuesit.
Ky proces do të administrohet nga administrata e KQZ. procesi do te kryhet ne prezencë te palës. gjate procesit do te administrohen kopje. ky proces te kryhet ne mënyre te pa ndërprerë dhe ne prezence te kamerave te KQZ", tha relatori i KAS, Koli Bele.
Në bazë të këtij vendimi mësohet se do të kryhet verifikimi: Kopje e të gjitha Regjistrave të Posaçëm të 36-QV në Himare, ku janë evidentuar të paktën 560 zgjedhës që nuk janë lejuar të votojnë, pasi karta ID e tyre rezultonte me datë të skaduar.
Kopje e të gjitha proces-verbaleve apo dokumenteve të tjera të votimit të 36-QV në Himarë, ku mund të jetë shënuar manualisht identifikimi i mbi 260 votuesve të cilëve, pasja PEI nuk i njihte, edhe pse kartat e tyre ID ishin rinovuar pak ditë përpara datës 4 gusht 2024.