Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në një lumë ofendimesh të rënda ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.
Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie me akuzat e pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, u ka bërë thirrje prokurorëve të SPAK-ut të mos i binden urdhrave të Dumanit.
Por duket se këtë herë fjalori i Berishës ka kaluar çdo cak, teksa përveç se “kriminel” dhe “pengmarrës” iu është drejtuar punonjësve të SPAK-ut duke u thënë ta “pështyjnë në surrat” Dumanin.
Dumani, vetëm një ditë më parë mbylli një takim me të dërguarin e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit, ku mori edhe njëherë mbështetjen e plotë të SHBA për goditjen e korrupsionit dhe luftimin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Pjesë nga deklarata e ashpër e Berishës:
Nga Dumanë dhe Zamanë, kriminelë pengmarrës, që nuk kanë ligj as Kushtetutë.
Që qëndron në detyrë vetëm me peqe lepe, duke shkelmuar Kushtetutën e vendit të tij.
I bëj thirrje çdo punonjësi të atij institucioni të pështyjë në surrat Altin Dumanin, që nuk ka nder, nuk ka Kushtetutë, por është një lëpirës që lëpin kockat që i hedh Edi Rama dhe zbaton urdhrat e tij.
U bëj thirrje prokurorëve, u bëj thirrje hetuesve, mos zbatoni urdhrat të një krimineli kushtetues. Të një njeriu që nuk ka marrë votat, po vetëm me peqe lepe qëndron aty dhe mendon se është prokurori i të huajve dhe jo i shqiptarëve.
Është një mercenar i Edi Ramës, i mafies ndërkombëtare.