Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ka nisur me një ceremoni zyrtare mbledhja e 8-të e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë, ku pritet firmosja e 19 marrëveshjeve.
Sipas axhendës do të mbajnë fjalime 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim.
Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.