
Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sot rreth orës 10:00 deputetët në Elbasan.
Një poster gjigant është vendosur në hyrje të restorantit ku ata do të mblidhen.
Në poster duket Rama me një libër në dorë, i rrethuar nga qen që lehin, ndërsa poshtë është shkruar “Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë”.
Takimi do të ndahet në tre sesione.
Fjalën hapëse e ka Niko Peleshi, ndërsa në pjesën e parë deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit.
Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit.
Ndërsa pjesa e tretë do t’i dedikohet mesazhit të kryeministrit Rama i cili pritet t’i bashkohet tryezës së punës rreth orës 14:00 të së sotme.
View this post on Instagram