Në një ditë me seancën në Apel, PD cakton datën e protestës së radhës para Kryeministrisë

14 February 2023, 16:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në një ditë me seancën në Apel, PD cakton datën e
Sali Berisha

Partia Demokratike ka vendosur që protestën e radhës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ta zhvillojë më 3 Mars. 

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së në selinë blu, ku është vendosur që të mobilizohen szërish demokratët dhe qytetarët për të dalë në një protestë kombëtare.

Ajo që vihet re është se PD do të zhvillojë protestën në një ditë kur në Gjykatën e Apelit është caktuar të mbahet seanca për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Enkelejd Alibeajt mbi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu statutin e Partisë Demokratike të miratuar në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Deri në momentin kur të zhvillohet protesta kombëtare më 3 Mars, Kryesia e PD ka vendosur që të zhvillohet çdo të enjte protestë tek Kuvendi.


Video