Ndërpritet seanca, Bardhi refuzoi të dalë nga salla pas përjashtimit

16 October 2025, 16:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndërpritet seanca, Bardhi refuzoi të dalë nga salla pas

Tensionet në Kuvend vijojnë, teksa deputeti Gazment Bardhi ka refuzuar të largohet nga salla plenare, pavarësisht kërkesave të përsëritura. Si pasojë, kryetari i Parlamentit Niko Peleshi, ka ndërprerë sërish punimet.

Situata është përshkallëzuar gjatë zhvillimit të seancës së sotme plenare, ku Bardhi ka kundërshtuar vendimin për përjashtimin e tij.

Peleshi ka kërkuar disa herë që Bardhi të largohet, por pa sukses. Përballë kësaj situate, ai ka vendosur të ndërpresë punimet “deri në kthimin e normalitetit”.


Video