Meta: “Dum Dumani” do të marrë Partinë e Lirisë dhe t’ia çojë Ramës!

17 April 2024, 11:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta: “Dum Dumani” do të marrë Partinë e Lirisë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta/ Kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar sërish sulmet e njëpasnjëshme ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Ai e quajti “palaço”, duke e akuzuar se kërkon që të marrë Partinë e Lirisë dhe t’ia dorëzojë Edi Ramës.

Në fjalën e tij nga selia e kuqe, Meta tha se Dumani është shndërruar në një “pistoletë” të Edi Ramës për të “vrarë pluralizmin politik”

“Dum Dumani do të marrë Partinë e Lirisë dhe t’ia çojë Edi Ramës. Ai është palaço, është pistoletë e Ramës për të vrarë pluralizmin politik”, tha Meta.


Video