Mblidhet Kryesia e PD-së, Salianji mbërrin në selinë blu pas dënimit me burg nga Gjykata e Apelit

26 September 2024, 20:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mblidhet Kryesia e PD-së, Salianji mbërrin në selinë blu pas
Deputeti Ervin Salianji

Ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme e Kryesisë së Partisë Demokratike, pas dënimit të deputetit Ervin Salianji.

Ky i fundit është parë të mbërrijë në ambientet e selisë blu, ku do t’i bashkohet kolegëve në këtë mbledhje ku pritet të vendoset për hapat e reja që do të ndjekë opozita pas këtij zhvillimi.

Kujtojmë se Salianji u dënua me 1 vit burg nga Apeli i Tiranës, për kallëzim të rremë lidhur me denoncimin publik që ai bëri për çështjen e njohur si “babalja”.

Demokratët e kanë denoncuar vendimin e gjykatës si politik, teksa kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se me vendimin e sotëm i ka shpallur luftë opozitës.

Rama, ndërkohë, është përfshirë në një përplasje të ashpër në internet me epitete dhe ofendime duke replikuar me disa prej deputetëve të PD-së.


Video