Dënimi i Salianjit me burg, Berisha: Edi Rama i shpalli luftë opozitës! Sot feston baroni i drogës, Geron Xhafa

26 September 2024, 19:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dënimi i Salianjit me burg, Berisha: Edi Rama i shpalli luftë
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dënimit me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji, për kallëzim të rremë në lidhje me denoncimin e njohur publikisht si “babalja”.

Berisha thotë se ky është një akt i Ramës që i shpall luftë opozitës. Ai tha se Salianji denoncoi trafikantin e drogës, Geron Xhafa, ndërsa ky i fundit sot feston fitoren mbi denoncuesin e tij.

Deklarata e Berisëhs:

Një përshëndetje dhe solidaritetin më të madh për deputetin Ervin Salianji, të cilin sot Edi Rama, Geron Xhafa, Fatzi Xhafa e dënuan me 1 vit burg sepse guxoi të përballej dhëmb për dhëmb, pa u tutur, me guxim qytetar me krimin, me klanin më të fuqishëm të drogës të Vlorës, Geron dhe Fatmir Xhafën.

Sot, Geron Xhafa, ky trafikant ndërkombëtar droge, i dënuar në Itali, me gjykim në Venezuelë, feston fitoren e tij mbi denoncuesin publik, deputetin e opozitës, Ervin Salianji.

Ervin Salianji sot u dënua në një akt shpallje lufte opozitës shqiptare nga Edi Rama me akuzën e kallëzimit të rremë.

Është rasti i parë në historinë e Shqipërisë që një njeri dënohet për kallëzim të rremë.

Është rasti i parë në historinë e botës që një kallëzim i vërtetë, shpallet kallëzim i rremë.

Ervin Salianji u arrestua sot sepse provoi me zë dhe dokumente se Geroni, ky baron droge, ky kriminel i pashpirt, drejtonte trafiqet nga porti i Vlorës, ndërkohë kur kërkohej për të bërë burgun në Itali për krimet që kishte kryer në këtë vend.


Video