“Marrëveshja pa firmë, Kurti tregoi se është i besueshëm”, eurodeputeti gjerman: Duhet presion mbi Serbinë

20 March 2023, 18:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Marrëveshja pa firmë, Kurti tregoi se është i
Eurodeputeti Romeo Franz

Eurodeputeti Romeo Franz, kryetar i delegacionit të PE-së, Komisioni Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE–Kosovë, ka qenë sot i ftuar në emisionin ‘Zona Zero’ në Top News.

Eurodeputeti Franz ka diskutuar me gazetarin Thimi Samarxhiu në studio për marrëveshjen pa firmë e 18 marsit në Ohër mes Vuçiç dhe Kurti.

Eurodeputeti është shprehur se nga ajo marrëveshje pa firmë, u nxor mësimi se Kurti është i besueshëm si partner i BE, teksa nga ana tjetër Vuçiç nuk ka treguar vullnet të mirë për bashkëpunim.

“Nuk do ta quaj sukses të vërtetë sepse nuk ka një nënshkrim dhe kjo prej zotit Vuçiç. Kjo gjë për mua përbën një problem, si pasojë më duhet të them se kjo është përgjegjësia e tij.

BE duhet t’i ketë parasysh pasojat në këtë proces, ne duhet të bëjmë presion politik dhe ekonomik ndryshe nuk do të kemi sukses.

Nga ana tjetër Kurti ka treguar se është i besueshëm sepse ishte i gatshëm për të hedhur firmë.

Ne nuk kemi më kohë dhe nuk e dimë se cilat do të jenë hapat e radhës. Vuçiç duhet të tregoj besueshmëri“, tha eurodeputeti Franz.


Video