Sot presidenti Xi Jinping në Moskë, Putin: Po luftojmë kërcënimet e përbashkëta

20 March 2023, 08:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot presidenti Xi Jinping në Moskë, Putin: Po luftojmë

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Rusia dhe Kina po luftojnë “kërcënimet e përbashkëta” teksa mirëpret presidentin Xi Jinping për një udhëtim tre-ditor në Moskë.

Ai e përshkroi vizitën e Xi si një “ngjarje historike” që “ripohon natyrën e veçantë të partneritetit Rusi-Kinë”.


Vizita e liderit kinez është e para nga një lider i huaj që nga lëshimi i një urdhër-arresti për homologun e tij rus nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Ministrat e drejtësisë nga më shumë se 40 vende, duke përfshirë britanikun Dominic Raab, do të jenë më vonë në Londër për të mbështetur hetimin për krimet e dyshuara të luftës – përfshirë rrëmbimin e fëmijëve që rëndojnë ndaj Kremlinit zyrtar.


Video