Nënkryetari i PD Gazment Bardhi, në fjalën e tij për mediat ka bërë të ditura detaje në lidhje me atë që u vendos në Konferencën e Kryetarëve.
Ai u shpreh se është lajm i mirë që pas muajve rezistencë të deputetëve të opozitës, mazhoranca ka reflektuar.
Sipas tij, çdo ligj që kërkon 3/5 pa përjashtuar ligjin për “Zgjedhoren”, të diskutohet në një nënkomision me partneritet të plotë të grupeve të PD dhe PS.
“Është një lajm i mirë që pas 5 muaj rezistencë të deputetëve të opozitës për këtë arrogancë të mazhorancës këta të fundit kanë reflektuar dhe po diskutojmë çështjen. Është vendimmarrje në parim, nuk është çështje e mbyllur.
Ramë dakord për ngritjen e Komisioneve Hetimore për ndërhyrjen e paligjshme në të dhënat personale të sistemit TIMS, që çdo ligj që kërkon 3/5, si ligji për reformën zgjedhore, të diskutohet në një komision apo strukturë të posaçme që do të ngrihet në Kuvend në dakordësi të grupit të PS dhe PD.
Që Parlamenti, ngritja e Komisioneve Hetimor të rrëzuara me arrogancë dhe sigurisht marrja në shqyrtim e projektligjeve të propozuara nga deputetët. Do të mblidhet sërish nesër Konferenca e Kryetarëve”, tha Bardhi.