Manjani kundër Begajt për dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë: Nëse do ta kishte bërë Ilir Meta, do e kishin shkarkuar në vend

1 October 2025, 18:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Manjani kundër Begajt për dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë:
Ylli Manjani dhe Bajram Begaj

Juristi Ylli Manjani ka reaguar me nota të forta kritika pas dekretit të presidentit Bajram Begaj, që zgjodhi datën 9 nëntor për zgjedhjet në 6 bashki, mes të cilave edhe atë për Tiranën, edhe pse çështja për këtë të fundit është në Gjykatën Kushtetuese.

Manjani thotë me ironi se nëse këtë dekret do e kishte nxjerrë Ilir Meta kur ishte president, do ishte ngritur direkt komision për shkarkimin e tij.

"Nejse, ndoshta nuk vlen më asnjë sekondë i harxhuar për të sqaruar Kushtetutën e vendit. Në fakt e kemi stër-sqaruar nenin 115 të saj në çdo okazion publik.

Vetë Gjykata Kushtetuese në qëndrim publik dje ka thënë se "...vendimi i qeverisë është automatikisht i pezulluar".

Por nëse dekretin e sotëm do ta kishte nxjerrë Ilir Meta do ishte ngritur direkt komision hetimor dhe, do ishin çelur proçedurat për shkarkim. Besoj e kujtoni hetuesinë e Ulsiut në krye të komisionit kundër Metës.

Një gjë dua ta them qartë:

E kuptoj plotësisht nevojën politike të një Kryeministri apo të një partie që qeveris për të bërë zgjedhje blic.

Është padyshim në të drejtën e tyre politike të kërkojnë e gjejnë zgjidhje. Ashtu siç edhe PD e Bashës ishte në të drejtën e vet të kërkonte shtyrje zgjedhjeve vendore të 2019-s. Unë vetë jam në favor të zgjedhjeve.

Por nuk kuptoj fare, po fare fare as Metën dje, kur lëshoi dekret për anulimin e zgjedhjeve e as Begajn sot që dekreton zgjedhje pa vend vakant.

Që të dy kanë dhunuar kushtetutën e shkruar!

Presidenti i Republikës është shtet, jo pushteti", shkruan Manjani në rrjetet sociale.

 


Video