Begaj dekreton zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe pesë bashki të tjera, pavarësisht ankimit në Kushtetuese

1 October 2025, 15:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Begaj dekreton zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe pesë bashki
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera të vendit.

Megjithatë, siç mësohet, vendimi i kreut të shtetit është marrë sot ndërsa nuk ka ende një dekret.

Bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kundërshtuar shkarkimin e tij të propozuar nga Këshilli Bashkiak dhe të firmosur nga kryeministri Edi Rama, duke e çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ku edhe është vendosur pezullimi deri në marrjen e një vendimi.

"Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën përzhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për baskitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025.

Vakancat në baskitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar përshkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të baskisë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Begaj dekreton zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe pesë bashki


Video