Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Duket se ish-kryeministri Sali Berisha nuk po kursen as familjarët e tij për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, që për të kanë rëndësi thelbësore, për të treguar se është ai lideri i opozitës dhe jo Lulzim Basha. Dhe për ta fituar këtë betejë ai ka futur në fushatë edhe bashkëshorten e tij, Liri Berisha.
Lidhja Demokratike e Gruas njofton se të dielën do të organizojë në Vlorë një aktivitet me rastin e 31 vjetorit të krijimit të kësaj dege, ku do të marrë pjesë edhe Liri Berisha.
Në këtë aktivitet do të promovohet gjithashtu një libër për LDGSH-në i kryetares së parë të LDG Vlorë, Vilhelme Vrana Haxhiraj.