Dënimi i Tahirit, Salianji: Prova se Shqipëria nën qeverisjen e Ramës u kthye në parajsën e drogës

5 February 2022, 13:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dënimi i Tahirit, Salianji: Prova se Shqipëria nën qeverisjen e

Partia Demokratike ka reaguar sërish sot për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Dënimi i ministrit të Brendshëm më të vlerësuar e më të përkëdhelur të Edi Ramës, është prova e plotë dhe e madhe se Shqipëria nën qeverisjen e Rilindjes u kthye në parajsën e drogës”, theksoi deputeti i PD, Ervin Salianji.

Salianji tha më tej se nën drejtimin e Tahirit dhe me bekimin e Edi Ramës, skenari i kanabizimit u bë një realitet i frikshëm duke mbledhur rreth këtij procesi bandat e krimit të organizuar.

“E kemi denoncuar me mijëra herë kanabizimin e Shqipërisë, lidhjet e Ramës me krimin, përdorimin e kriminelëve për të grumbulluar vota dhe më pas dorëzimin e sovranitetit të shtetit në duart e bandave dhe krimit të organizuar. Depërtimi I bandave deri në strukturat më të larta të shtetit, abuzimi me pushtetin, dhunimi dhe grabitja e qytetarëve është fakt dhe paralajmëron që dënimi i Tahirit është vetëm fillimi, nisja e rrugëtimit të ndëshkimit të abuzuesve me pushtetin. Ai është dhe duhet të jetë i pari në një listë të gjatë të drejtuesve të rilindjes. Për vite me radhë, Edi Rama e mohoi kanabizimin e Shqipërisë. Edi Rama mohoi lidhjet e tij dhe të deputetëve të tij me krimin”, tha Salianji.

“A e mbani mend se si Edi Rama sulmonte çdo deputet e drejtues të PD, kur denonconin kanabizimin e Shqipërisë dhe lidhjet e Ramë and co me këtë proces kriminal. Por koha i dha të drejtë Partisë Demokratike.

Shpallja fajtor e ministrit të Ramës dhe zbardhja e lidhjeve të tij me bandat e krimit të organizuar të trafikut të drogës, janë prova se PD kishte të drejtë në denoncimet e saj.

Nëse do të ishin dëgjuar në kohën e duhur, sot Shqipëria nuk do ishte në këtë situatë kriminale dhe paratë e drogës nuk do ishin investuar për blerjen e zgjedhjeve e në ndërtim.

Edi Rama mbrojti krimin e organizuar, pasi Saimir Tahiri nuk mund të vepronte pa mbrojtjen, mbështetjen dhe bekimin e Edi Ramës që është kreu i bandës. Beteja jonë pakompromis në shërbim të interesit publik provoi se Edi Rama është i korruptuar”, tha ndër të tjera deputeti i PD.


Video