Lider global? Rama: Ndihem i bekuar që nuk jam mes atyre që marrin vendimet e mëdha për planetin

20 August 2026, 14:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lider global? Rama: Ndihem i bekuar që nuk jam mes atyre që marrin

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të veçantë gjatë një interviste në Berlin, ku ka folur për politikën, artin dhe situatën ndërkombëtare.

Duke u pyetur nga gazetari Igor Lopez i El Pais për zhvillimet aktuale në botë dhe rolin e politikës, Rama tha se ndihet “i bekuar” që Shqipëria është një vend i vogël dhe se nuk është pjesë e grupit të liderëve që marrin vendimet më të mëdha në skenën globale.

“Ndihem i bekuar që nuk jam mes atyre që ndodhen në vendin nga ku merren sot vendimet e mëdha. Shqipëria është aq e vogël sa askush nuk pret që unë të marr ndonjë vendim të madh për planetin”, tha Rama.

Rama shtoi se nuk e di se çfarë do të bënte në një pozicion ku do të duhej të merrte vendime me ndikim global.

“Kjo është fat, sepse nuk kam asnjë ide se çfarë do të bëja apo çfarë mund të bëja. Gjërat po shkojnë mjaft keq në këtë anë të botës”, u shpreh ai.

Rama për politikën: Duhet të bësh që gjërat të ndodhin

Në intervistë, Rama e përshkroi politikën si një nga format më të larta të angazhimit njerëzor, duke e lidhur drejtpërdrejt me ndryshimin.

“Politika ka shumë kuptim dhe është për të ardhur keq që e ka humbur. Është forma më e lartë e angazhimit dhe e procesit intelektual: duhet të bësh që gjërat të ndodhin, jo me bojë, as me piano, por me njerëz”.

Ai pranoi gjithashtu se politika mund të jetë një përvojë që të konsumon psikologjikisht, duke rikujtuar edhe një prej parimeve të tij: “Arti është një përpjekje për të mos u çmendur, sepse politika mund të jetë një çmenduri”.


Video