Lezhjani shfaqet me kapelen e Trump, Rama nuk kursen batutat: Këtu do e bëjmë edhe më mirë se në Amerikë

10 March 2025, 17:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lezhjani shfaqet me kapelen e Trump, Rama nuk kursen batutat: Këtu do e
Rama me qytetarët në Lezhë

Kryeministri Edi Rama po inspekton një rrugë në Lezhë, teksa në Tiranë ka nisur seanca e radhës parlamentare.

Gjatë takimit me banorët në aksin rrugor Rrile-Hidrovor, Rama nuk ka kursyer as batutat me një banor që është shfaqur me kapelen e famshme të Donald Trump, “Make America Great Again”.

Pjesë nga biseda:

Rama: Hajde pak me atë kapelen “Make America Great Again”, hajde pak.

Rama: Ku e ke gjet këtë kapele?

Banori: Ma kan çu dhuratë, se jam me Trumpin

Rama: Amerikën mirë do ta bëjmë, por Lezhën?

Banori: Shumë më mirë, më mirë se në Amerikë

Rama: Apo jeni me policinë ju, e keni policinë me vete. E kam për Pjerinin



Video