Lobimi i LSI-së në SHBA, Petrit Vasili në SPAK

21 July 2023, 10:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lobimi i LSI-së në SHBA, Petrit Vasili në SPAK

Deputet i PL-së, Petrit Vasili është paraqitur në SPAK këtë të premte.

Burime për VoxNews bëjnë me dije se Vasili është thirrur për çështjen e lobimit të LSI-së.

Kujtojmë se në materialin kallëzues thuhej se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2016 dhe vetëm me shoqërinë GSIS, kanë shpenzuar rreth 150 mijë USD për të siguruar takime në SHBA.

LSI-ja gjatë gjithë vitit 2016, ka deklaruar 11 720 552 lekë shpenzime për këshillim. Kontratat e lobimit nxjerrin zbuluar katër të lartpërmendurit në fshehje pasurie dhe pastrim parash. 

Nga ana tjetër, në materialin kallëzues, thuhej se në vitin 2016, LSI-ja deklaron rreth 250 mijë USD donacione nga persona me pamundësi financiare, duke ngritur dyshime të forta se këto para janë hedhur nga Meta dhe Kryemadhit, duke përdorur si mbulim të besuar të tyre.

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje më herët dhe ish deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari në lidhje me lobimin në SHBA të LSI-së.


Video