Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Tensione gjatë seancës plenare në parlament ditën e sotme.
Kuvendi u ndërpre pas përplasjeve mes opozitës dhe mazhorancës dhe shkak u bë kërkesa për replikë nga kreu i PD, Sali Berisha, pas përmendjes së emrit nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla, që i kujtoi non gratan e SHBA dhe akuzat për korrupsion.
Por nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, që drejtonte seancën sot, ia mohoi këtë të drejtë dhe deputetët e opozitës nuk pranuan të mbanin fjalën për procedurë, duke kërkuar që Berisha të fliste nga Foltorja.
Kjo solli debate të forta dhe akuza, deri edhe në ngritjen e deputetëve të opozitës duke zënë Foltoren bashkë me Berishën. Në fund Spahiu e ndërpreu për 5 minuta.