Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan! (Emrat)

27 July 2026, 22:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre
Bledi Çuçi, Ervin Hoxha dhe Elisa Spiropali

Kuvendi miratoi ditën e sotme me 74 votat e mazhorancës, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake. 

Diskutimi për këtë projektligj u bë praninë e mediave, ndërsa pas kësaj erdhi edhe votimi.

Opozita nuk ishte e pranishme në sallë, duke bërë që kjo marrëveshje të kalojë vetëm me votat e socialistëve.

Por, gjatë votimit, tre prej deputetëve të mazhorancës, nuk u shfaqën duke ngritur kartonin jeshil.

Tre deputetët që nuk shfaqen me kartonin jeshil ishin Bledi Çuçi, Ervin Hoxha dhe Elisa Spiropali.


Video