Kryemadhi shkon në SPAK: Të keqen e prokurorëve të plepave të kohës së Sali Berishës në '90

2 December 2024, 12:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryemadhi shkon në SPAK: Të keqen e prokurorëve të plepave
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK. Ajo ankimoi ankimojë vendimin për sekuestron e dy vilave të saj. 

Ndërkohë që sot isht dhe dita që duhej të paraqitej në SPAK në kuadër të zbatimit të vendimit të dhënë nga GJKKO "detyrim me paraqitje".

Pas daljes, Kryemadhi, kur u pyet nëse nëna e saj është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, u përgjigj: “Po. Që kur i kanë bërë kontroll në banesë, i bie që të jetë. Prokuroria ka ndjekur disa trike që nuk e kanë regjistruar si procedime penale, por edhe kur është marrë në pyetje nuk ka pasur avokat, pavarësisht se nuk ka pasur gjë për të fshehur. Në momentin që i është kontrolluar banesa, nuk mund të marrësh në pyetje njeri pa avokat. Por, janë procedura që ne do i ndjekim dhe kjo gjë do të shkojë në Strasburg për shumë shkelje”.

Në lidhje me protestën e Partisë së Lirisë para SPAK-ut në 6 dhjetor, Kryemadhi tha: “Unë nuk merrem më me politikë. Kam filluar profesion tjetër, do të bëhem ndonjë ndihmës-avokate sepse me çfarë po shikoj, të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të kohës së Sali Berishës në nëntëdhjetën”. 


Video