Kryemadhi flet për operacionet: Fëmija im ishte 6 vjeç kur i i thanë se kishte edhe një javë jetë, duhej të operohej!

22 October 2024, 12:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryemadhi flet për operacionet: Fëmija im ishte 6 vjeç kur i i
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi në deklaratën për media pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta, tha se SPAK gënjen kur thotë se ka harxhuar 106 mijë euro për operacione.

Kryemadhi tha kur fëmija i saj ka qenë 6 vjeç ka pasur nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, pasi përndryshe do të vdiste. Ajo shprehet se dhe Meta ka bërë operacione dhe se paratë i ka paguar vetë ajo.

Monika Kryemadhi: Ndihem shumë e fyer, që SPAK gënjen ku thotë 106 mijë euro kushtuan operacionet. 6 vjeç fëmija im është operuar dhe mjekët i kanë thënë se nuk jeton më shumë se një javë nëse nuk kurohet. Ka bërë dhe Meta një operacion shëndetësor, që e kam paguar unë cash dhe nuk e di Ilir Meta sesa kushtuar. Ilir Meta nuk ka paguar asnjëherë në jetën e vet asnjë shishe ujë. Kam qenë dhe unë që kam marrë dhe rrogën e Metës në bankë.

Ilir Meta është marrë vetëm me politikë. Të më fali shumë Matilda Makoçi, Gregor Rama dhe Edi Rama, a e ka investiguar SPAK se sa kanë paguar për djalin nga operacionet me kancer? A e ka hetuar SPAK këtë operacion? Nxjerr SPAK operacionet e fëmijës tim dhe operacionit tim të mitrës. Nuk kam bërë asnjë operacion plastik. Deklarata e djeshme ka qëllim politik.

Akuzojnë mamanë time se ka blerë shtëpi 310 mijë euro. Po e ka blerë. Por mamaja ime nuk ka ardhur në Tiranë në 2013, por në 1953. Mamaja ime ka qenë mjeke. Mamaja ime ka qenë në një zyrë me Valentina Leskajn. Mamaja ime ka qenë kryetare e gruas së Tiranës. Këta të gjithë janë milionerë me biznese, mamaja ime nuk blinte dot një shtëpi,  bizneset janë të gjitha të dokumentuara, edhe me tatime të paguara. Nuk po merrem me gjërat e tjera politike, sepse ekipi i avokatëve e do merren seriozisht me këtë gjë, unë do merrem politikisht. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i kanë arritur të gjitha vetë, nuk kanë shpirtin, trupin për të qenë në duart e një grupi xhelat kriminal.



 


Video