Kritikat e Spiropalit për qeverinë dhe PS, Balla: Nuk i ka shprehur në mbledhjen e Grupit!

20 Prill 2026, 11:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kritikat e Spiropalit për qeverinë dhe PS, Balla: Nuk i ka shprehur
Elisa Spiropali/ Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas mbledhjes u pyet në lidhje me një vendimmarrje të mundshme për Elisa Spiropalin pas kritikave të kësaj të fundit mbi qeverinë, që kur nisi përplasja me Edi Ramën për imunitetin e Belinda Ballukut.

Balla tha për gazetarët se kritikat e saj Spiropali nuk i ka shprehur në mbledhjen e grupi, ndërsa theksoi se një vendimmarrje për të do të merret kur Kryesia të bëjë një raport për punën e deputetëve.

“Kemi një rregull që në cdo fund sesioni bëjmë një analizë të punës së cdo deputeti. Kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit një raport”, u përgigj Balla.

Pjese nga komunikimi me gazetarët

Balla: Është normale që deputetë në grupin e PS të kenë propozime, të kenë kritika. Ky është demokracia brenda grupit parlamentar dhe PS. Këto në korridore në rrjetet sociale nuk i ndjek unë.

Pyetje:  A keni marrë një vendim sa i takon Spiropalit pasi është thënë që do merret vendim grupi për qëndrimin dhe mos votim për çështjen e  Ballukut?

Balla: Kemi një rregull që në cdo fund sesioni bëjmë një analizë të punës së cdo deputeti. Kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit një raport, kur të vijë ai moment…

Pyetje: Pra PS do të presë fundin e korrikut për një vendimmarrje për zonjën Spiropali?

Balla: Për performancën e cdo deputeti të PS është rregull, atëherë bëhet një performancës. Janë rregulla që ekzistojnë në çdo grup parlamentar

Pyetje: Kritikat që Spiropali adreson në rrjetet sociale i ka shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar?

Balla: Jo nuk i ka shprehur, nuk i kam dëgjuar në mbledhje grupi

Kujtojmë që Spiropali ka dalë herë pas herë me mesazhe kritike ndaj qeverisë, që kur ajo u distancua nga grupi socialiste në rastin e imunitetit të Belinda Ballukut.

Disa ditë më parë ajo përcolli dje një mesazh të fortë duke ngritur shqetësimin për një model drejtimi që, sipas saj, po dominon sot PS-në dhe institucionet shtetërore. Ajo përshkruan një realitet ku institucionet nuk funksionojnë më si mekanizma vendimmarrjeje dhe llogaridhënieje, por si mjete presioni dhe kontrolli, duke u përdorur si “hanxhar” ndaj individëve, bizneseve, mediave dhe grupeve të caktuara.

Ish-kryeparlamentarja thekson se ky model i ndërtuar gradualisht përmes heshtjes dhe tolerimeve, po zëvendëson politikën me një strukturë të mbyllur dhe të centralizuar vendimmarrjeje.

Ish-ministrja tregon se e kanë këshilluar që të “heshtë” mbi atë se çka ndodh te qeveria. Por ajo bën të qartë se pavarësisht paralajmërimeve dhe sulmeve, nuk trembet nga “qen që s’e kafshojnë”.


Vox Pop

Video