Kongresi i PS, Berisha: Si "Cosa Nostra", u ulën mbi dengje dhe legalizuan kanabisin!

15 April 2022, 12:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kongresi i PS, Berisha: Si "Cosa Nostra", u ulën mbi dengje dhe
Në foto: Ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp në PD

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ka sulmuar Kongresin e Partisë Socialiste. Berisha u shpreh se Kongesi i ngjante mafies italiane "Cosa Nostra", u ulën mbi dengje dhe legalizuan kanabisin.

“Sot natyrisht krye temë nuk mund të mos jetë kongresi i partisë së qeverisë. Ky kongres sic e patë ju vetë, sic e konstatuan mbarë shqiptaret dhe ndërkombëtarët nxiste në kongresin e një mafie shtetërore apo kongresin le ta quajmë të koza nostrës. Kjo u faktua katërcipërisht në tematikën kryesore të këtij kongresi. Shqiptarët që prisnin me padurim të dëgjonin nga qeveritarët dhe ministrat e tyre dhe kreu i qeverisë sesi do i lehtësohen dhimbjet e mëdha që krijon rritja e çmimeve rritja e çmimit të kafshatës së gojës, rritja e shumëfishimit të vajit, orizit, të naftës, rritja e çmimit të ilaçeve, transportit. Nuk morëm asnjë përgjigje për këto, ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin. Vërtet kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, por e vërteta është se kongresi i tyre, në vend të lajmeve të rëndësishme i informi ata se narko shteti ka vendosur të ligjërojë produktet e krimit të shëmtuar. Ka vendosur të ligjërojë kanabisin”, tha Berisha.

 


Video